Qymyri do të bëhet lënda djegëse më popullore deri në vitin 2020
Vjenë, 17 tetor - Qymyri do të shndërrohet në karburantin më të konsumuar në botë deri në vitin 2020, duke parakaluar përkatësisht këtij treguesi naftën.
Me këtë parashikim doli më 14 tetor eksperti i kompanisë kërkimore \"Wood Mackenzie\", William Durbin.
Në vitin 2020 konsumi i qymyrit do të arrijë shifrën 4.5 miliardë ton në ekuivalent të naftës, në një kohë kur nafta është vetëm 4.4 miliardë ton.
Rolin kryesor në rritjen e kërkesës për qymyr do ta luajnë Kina dhe India. Kina do të përbëjë 2/3 e rritjes së konsumit të qymyrit. William Durbin sugjeroi se Kina do të mbështetet tek qymyri për shkak të aksesit në të dhe faktit se ai është i lirë.