23 Dhjetor 2024

Qipro mes vendeve energjetikisht më të varura në BE

Nikozia, 12 maj - Komisioni Evropian është i shqetësuar për shkak të varësisë së Qipros nga importi i naftës dhe theksoi se shteti ishull është mes vendeve energjetikisht më të varura në Bashkimin Evropian, shkruan gazeta qipriote \"Fileleftheros\".

Sipas të dhënave të KE-së, nevojat energjetike të Qipros në vitin 2010 ishin pothuajse tërësisht të varura nga importi i naftës.

\"Prania e naftës për nevojat energjetike të Qipros është mes më të lartave në BE, me përjashtim të Maltës, ku arrin në 100 për qind\", theksohet në dokumentin e Komisionit, të titulluar si \"Varësia energjetike e shteteve anëtare\".

Në vitin 2009 Qiproja ishte mes vendeve me çmim më të lartë të energjisë elektrike në BE.

Rritja ka lëvizur mes 20 dhe 30 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)