23 Dhjetor 2024

Qindra qytetarë protestuan sot para KEK-ut

Prishtinë, 7 shkurt - Qindra qytetarë protestuan sot para Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ndaj faturave të larta të energjisë që janë faturuara gjatë ditëve të fundit.

Një numër protestuesish tentuan të hyjnë në objektet e KEK-ut, por u ndalua nga forcat e shumta të policisë.

Me moton “Hajnat në burg”, qindra qytetar që po protestojnë para Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) lidhur me faturat të cilat janë dy apo tre fish më të larta se muajve paraprak.

Organizatoret e protestes përmes një njoftimi për media kanë thënë se KEK-u i falur, na del të jetë në duar të hajdutëve.

Hajdutët sipas tyre kanë nevojë për bashkëpunëtorë dhe bashkëpunëtorë të tyre janë bërë institucionet të cilat po heshtin dhe nuk po nisin procedura për dënimin e hajdutëve.

Protestuesit kanë thënë se kjo që ka ndodhur në muajin janar do të përsëritet dhe ka shumë mundësi të jetë bërë edhe më parë në shuma më të vogla të pahetueshme.

Institucionet e Kosovës, prokuroria dhe të tjera institucione relevante duhet ta hetojnë në detaje aktivitetin e kësaj korporate.

Në anën tjetër, ne qytetarët e Republikës nuk do t’i paguajmë faturat dhe do të protestojmë duke bërë të dikur, që po nuk pati aktivitet institucional, do të ketë protesta më radikale, bllokime dhe forma të tjera të protestimit.

"Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, sindikalistëve të KEK-ut dhe të gjitha grupeve të organizuara sindikale a të tjera, që nesër më datë 8 shkurt 2013, në ora 12:00, të na bashkohen në protestën e radhës, derisa korporatat, çfarëdo qofshin ato ta ndalin hajninë dhe derisa institucionet të disciplinohen që të mbrojnë interesat tona", thuhet në njoftimin e organizatoreve te protestes.

Qytetarët janë të revoltuar dhe po kërkojnë që drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka të dalë dhe të jap shpjegim përndryshe paralajmërojnë se do të hynë në objektet e KEK-ut.

Ndërkohë ,derisa protesta po vazhdon një numër i protestuesve tentuan të hynë në objektet e KEK-ut, por u ndalua nga forcat e shumta të Policisë së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)