26 Dhjetor 2024

Qeveria Kurti është me punëtorët dhe gjithmonë në mbrojtje të tyre

Prishtinë, 31 mars - Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari dje zhvilloi takim me Sindikatën e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për t’i parë më për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohen punonjësit e kësaj korporate.

Gjatë takimit, ministrja u informua nga sindikalistët për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen punëtorët e KEK-ut, sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19.

Përfaqësuesit e Sindikatës e njoftuan ministren për punët që po kryhen në vazhdimësi nga punëtorët e KEK-ut, si dhe për problemet me të cilat po ballafaqohen ata. Në të njëjtën kohë ata paraqitën edhe kërkesat e tyre.

Ministrja Hajdari shprehu dëshirën që t’i takojë punëtoret në ditët në vijim duke u zotuar se ajo do të jetë e gatshme çdo herë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e problemeve, si dhe për të evituar të gjitha shqetësimet e mundshme me të cilat mund të ballafaqohen.

"Theksojmë se siguria dhe mirëqenia e punëtorëve është prioritet dhe ne si Ministri dhe si Qeveri e Kosovës do të sigurohemi që t’i garantojmë këto", ka theksuar ministrha Hajdari..

Ministrja i falënderon punëtorët e KEK-ut që në këto kohë të vështira po punojnë pa ndalur për të siguruar furnizimin me energji të mjaftueshme për qytetarët dhe njëkohësisht potencon se vizita e saj e parë në KEK u zhvillua me Sindikatën e punëtorëve si mesazh se Qeveria Kurti është me punëtorët dhe gjithmonë në mbrojtje të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)