23 Dhjetor 2024

Qeveria kërkon përgjegjësi për faturat e energjisë elektrike

Prishtinë, 28 shkurt - Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike (KNNP) në takimin e mbajtur sot ka kërkuar  nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut përcaktimin e përgjegjësisë për faturat e energjisë elektrike për janar të këtij viti.

Komisioni ka kërkuar nga Bordi i Drejtoreve të KEK-ut Sh.a që konform Raportit të Komisionit për shqyrtimin dhe analizimin e ankesave të konsumatorëve të energjisë elektrike dhe raportit preliminar të KEK-ut, të hartojë menjëherë një raport për masat e ndërmarra nga KEK lidhur me gjendjen e krijuar, si dhe të vazhdojë hetimin e hollësishëm lidhur me shqetësimin dhe pakënaqësinë të ngritur nga ana e konsumatorëve ndaj KEK-ut.

Komisioni Ndërministror për Ndërmarrje Publike, për shkak  të situatës së krijuar kërkon që Bordi i Drejtorëve të KEK-ut të sigurohet që mos të bëhet shkëputja e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët të cilët kanë paraqitur ankesa për faturën e muajit Janar, derisa të përfundojë shkalla e fundit e shqyrtimit të ankesave sipas afateve ligjore të përcaktuara për ankesa të konsumatorëve.

Nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut,  kërkohet që nga Zyrtarët e Lartë - menaxhmenti i KEK-ut, të sigurohen që menjëherë të bëhet sanimi i gjendjes së krijuar duke korrigjuar faturat në bazë të gjendjes reale të energjisë së shpenzuar elektrike nga konsumatorët.

Komisioni Ndërministror i fton të gjithë qytetarët e vendit të cilët konsiderojnë se faturat e marra nuk paraqesin gjendjen faktike të energjisë së shfrytëzuar që t’i drejtohen me ankesa KEK-ut dhe njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që nuk kanë ankesa të bëjnë pagesën e faturave të energjisë elektrike.

KNNP  njofton të gjithë qytetarët që faturat e muajit janar nuk janë pasojë e rritjes së tarifave të energjisë elektrike dhe njëkohësisht fton Zyrën e Rregullatorit të Energjisë që të publikon raportin final të të gjeturave nga analiza e ankesave te konsumatorëve.

Komisioni Ndërministror do të kërkojë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut që me përpikëri të realizon të gjitha masat e kërkuara nga ZRrE.

Me këtë rast duhet theksuar se bazuar në Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike, Qeveria e Republikës së Kosovës ka pronësi ndaj Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe si aksionar ka për obligim ligjor të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze të veprimtarisë së Bordit të Drejtorëve dhe Komisioneve të Auditimit të Ndërmarrjeve Publike, të cilët janë plotësisht të pavarur në kryerjen e detyrave të tyre.

Bordi i Drejtorëve ka për obligim ligjor të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze të Zyrtarëve të lartë – menaxhmentit të Ndërmarrjeve Publike.

Performanca e Ndërmarrjeve Publike vlerësohet konform realizimit të caqeve të përcaktuara përmes Planeve të Biznesit të përgatitura nga ndërmarrjet publike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)