26 Dhjetor 2024

Qeveria e interesuar të funksionalizojë interkonjeksionin me Shqipërinë

Prishtinë, 3 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, takoi sot Janez Kopač, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, zv. drejtorin e saj, Dirk Buschle, të shoqëruar nga Arben Kllokoqi, ekspert i tregut të energjisë.

Pasi miqtë e uruan kryeministrin Kurti për drejtimin e qeverisë, ata thanë se i kanë ndjekur nga afër reformat e tregut të energjisë në Kosovë.

Në këtë drejtim ata shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit dhe adresimit të çështjes së energjisë: mbështetjen për zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme si dhe për integrimin rajonal.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti falënderoi për urimin, e më pas i njoftoi se qeveria e re është e interesuar për përdorim efikas të energjisë.

Ai tha se qëllimi është rritja e kapaciteteve gjeneruese jo në shpenzimet në amvisëri, por në zhvillim të industrisë.

Qeveria e re sipas Kurtit është e interesuar të funksionalizojë  interkonjeksionin me Republikën e Shqipërisë.

Strategjia energjetike duhet të jetë në përputhje me strategjinë e zhvillimit ekonomik dhe me domosdoshmëritë e mbrojtjes së mjedisit.

Agjenda e gjelbër për Kosovën duhet të nisë me mundësitë që zotërojmë dhe menjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)