22 Dhjetor 2024

Qendra e trajnimit në KEK hapi dyert për qindra vizitorë

Prishtinë, 24 maj - Qendra e Trajnimit në Korporaten Energjetike te Kosoves (KEK) sot ka festuar jubileun e saj të pestë me titullin “Dita e dyerve të hapura”.

Në këtë ditë kjo Qendër ka shpalosur ofertën e saj para vizitorëve të ndryshëm. Një numër i madh i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së ish Obiliqi kanë parë për së afërmi se si bëhet trajnimi nga lëmia e teknologjive të ndryshme si asaj elektrike, mekanike, informative, të saldimit, sigurisë në punë dhe për Menaxhim dhe Administratë. Nxënësit kanë shprehur interes të madh dhe janë ndarë të kënaqur me përvojën e re.

Përveç nxënësve dhe mësimdhënësve Qendrën e kanë vizituar edhe zyrtar nga Komuna e Kastriotit, përfaqësues të kompanisë REHAU, GRESA TERM etj. Në Qendër gjatë kësaj dite ka qëndruar edhe kryeinspektori i Inspektoratit të punës me dy zëvendësit e tij, Anëtari i bordit të Komisionit të Pavarur të Minierave dhe kryeinspektori për Xehetari. Po ashtu edhe Zyra e sigurisë në KEK përmes një prezantimi prezantojë të arriturat e KEK-ut nga Lëmi i Sigurisë në punë në nivel kompanie.

Hapja e dyerve për vizitorë të jashtëm është tashmë një traditë në këtë qendër e cila bëhet në çdo përvejtore. Kjo qendër moderne ishte hapur në vitin 2005. Kontribut të madh për këtë projekt ka dhënë Agjencioni Evropian për Rindërtim (AER) në shumë prej 2,3 milionë euro dhe vetë KEK-u , ndërsa implementues ka qenë kompania gjermane SWL.

Gjatë këtyre viteve, në këtë Qendër janë aftësuar dhe trajnuar rreth 20 mijë punëtorë të KEK-ut dhe jashtë tij.  Kjo qendër shumë shpejtë do të fitojë të drejtën edhe të lëshimit të certifikatave ndërkombëtare për saldues. Përmes saj, i është dhënë edhe një ndihmesë tregut kosovar të punës, duke i aftësuar të pakualifikuarit. Stafi i kësaj qendre zotohet se do të vazhdojë tutje në avancimin e punëtorëve, si dhe aftësimin e të pakualifikuarve në mënyrë që të kontribuojë sadopak në zbutjen e papunësisë në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)