22 Dhjetor 2024

Që nga sot Republika e Kosvës ka Plan Hapësinor

Prishtinë, 16 qershor - Sot,  Kuvendi i Republikës së Kosovës aprovoi dokumentin për Planifikim Hapësinor i cili  është njëri ndër dokumentet më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës.

Plani Hapësinor i Kosovës është ndërtuar në bashkëpunim me të gjitha sektorët e rëndësishme të Qeverisë së Kosovës.

Në hartimin e tij kanë marrë pjesë edhe profesionist të dalluar të fushës, institucionet e ndryshme shkencore, universiteti, organizata të ndryshme joqeveritare, përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të nivelit lokal dhe pa dyshim, shumë e rëndësishme ka qenë ndihma dhe përkrahja që është ofruar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Dokumenti - Plani Hapësinor i Kosovës 2010-2020+, ka për bazë draft dokumentin e aprovuar në parim nga Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur në Janar 2007.

Nga ajo kohë, e deri në fillim të vitit 2009, kur edhe është iniciuar plotësimi i dokumentit, kanë ndodhur ndryshime të cilat është dashur të reflektohen në dokumentin e plotësuar.

Fjala është në radhë të parë, për ndryshimet politike të cilat sollën shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe më pas Pakon e aprovuar të ligjeve (një pjesë e të cilave drejtpërdrejtë e ndërlidhur me hapësirën), dhe pjesa tjetër e ndryshimeve që kryekëput janë të ndërlidhura me infrastrukturën teknike.

Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, është krijuar një bazament krejtësisht i ndryshëm, që kërkon qasje dhe veprim sinergjik në të gjitha fushat që ndikojnë në zhvillimin e vendit. Me këtë dokument Kosova në mënyrë të pavarur orienton kahen e zhvillimit, rregullimit, mbrojtjes dhe shfrytëzimit racional të territorit të vet.

Plani Hapësinor i Kosovës është dokument që garanton respektimin e të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve që jetojnë në të. Gjithëpërfshirja, zhvillimi i baraspeshuar dhe i qëndrueshëm, promovimi i transparencës së plotë në planifikim, janë disa nga parimet që dëshmojnë se dokumenti është në përputhje me standardet kryesore që dalin nga ligjet e vendit dhe rregullativa ligjore evropiane. Me këtë dokument Kosova në mënyrë të pavarur orienton kahjen e zhvillimit, rregullimit, mbrojtjes dhe shfrytëzimit racional të territorit të vet.

Plani Hapësinor i Kosovës 2010-2020+, nuk është në konflikt me asnjë dokument tjetër të Qeverisë së Kosovës dhe se struktura e përpunuar e dokumentit është në përputhje të plotë me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe aktet që dalin prej tij.

Duke i pasur të gjitha këto që u përmenden parasysh, jemi të bindur se Plani Hapësinor i Kosovës paraqet bazë të mirë për zhvillimin e qëndrueshëm hapësinor të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)