Putin sot në Slloveni për bisedime mbi energjinë
Lubljanë, 22 mars - Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin udhëton sot në Slloveni për të zhvilluar bisedime mbi çështjet e eenergjisë.
Raportohet se rreth dhjetë dokumenta janë përgatitur për t\'u nënshkruar në Lubjanë.
Marrëveshjet e nënshkruara do të krijojnë një kompani të përbashkët për projektimin dhe ndërtimin e pjesës sllovene të gazpërcjellësit Rryma e Jugut.