25 Dhjetor 2024

Putin: Rusia mund të ndërpresë furnizimet e gazit natyror

Moskë, 11 prill - Presidenti rus Vladimir Putin u dërgoi një letër liderëve të 18 vendeve anëtare të BE-së, përfshi këtu dhe Bullgarinë, ku paralajmëroi se Moska mund të ndërpresë furnizimet e gazit drejt Ukrainës.

Ndërkaq, Putin propozoi që Rusia dhe Brukseli të punojnë së bashku për rimëkëmbjen e ekonomisë së Ukrainës. Në qoftë se Kievi nuk paguan llogaritë e tij prej 2.2 mlrd dollarësh, gjiganti rus i gazit “Gazprom” do të jetë i detyruar për t’i ndaluar pjesërisht, ose krejtësisht, furnizimet e gazit, vë në dukje në letër presidenti rus.

Sipas ekspertëve, ndërprerja eventuale e furnizimeve të gazit për Ukrainën do ta prishë ritmin e furnizimeve edhe për konsumatorët e tjerë, ndër të cilët është edhe Bullgaria. 95 për qind e nevojave të saj për gazin natyror plotësohen pikërisht me furnizimet e Rusisë përmes Ukrainës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)