Punonjësit e KEK në protesta për rritjen e pagave
Prishtinë, 12 shkurt - Punonjësit e KEK-ut të protestojnë sot për një rritje pagash dhe një sërë këkesash të tjera për të cilat ata nuk kanë marrë përgjigje nga kjo kompani.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur Energjetike të Kosovës Izet Mustafa ka thënë se i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e parapara me ligj dhe kanë provuar që me kohë ta trajtojnë këtë çështje, për të mos ardhur deri te komplikimi i situatës.