Punime në trasenë e largpërçuesit Prizren-Rahovec
Prizren, 21 korrik - Operatori i Sistemit dhe Transmisionit (KOSTT) njofton se të dielën do të realizohen punime për pastrimin/prerjen e vegjetacionit të rritur përgjatë trasesë së largpërçuesit të tensionit të lartë që lidhë nënstacionin Prizreni 2 me nënstacionin Rahoveci.
\"Për të krijuar kushte të sigurisë në punë, largpërçuesi në fjalë do të çkyqet, prandaj gjatë intervaleve kohore të lartëcekura, qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni 110/35/10 kV Rahoveci nuk do të kenë furnizim me energji elektrike (parashikohet 18 MWh/h)\", thuhet në një njoftim të KOSTT-it.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës, prandaj KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët.