23 Dhjetor 2024

Punime në kuadër të projektit për Ri-alokim të transformatorëve energjetik

Prishtinë, 29 tetor - KOSTT sh.a njofton opinionin që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 31 Tetor 2021 (E Diel), nga ora 07:00 deri në 23:30 do të bëhet shkyçja dhe demontimi i transformatorit energjetik TR2 110/35kV (31.5MVA) në Nënstacionin NS 110/35/10kV Ferizaj 1, për të mundësuar montimin e transformatorit të ri-alokuar energjetik TR3 110/35kV (40MVA) nga NS Palaj.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga ana 35kV e NS 110/35/10kV Ferizaj 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar varion nga 8-25 MWh/h).

Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë pozitivisht në rritjen e kapaciteteve transformuese të energjisë elektrike si dhe rritjen e sigurisë së furnizimit nga aspekti i transmetimit për qytetarët që furnizohen nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)