Punëtori i KEK-ut Fehmi Salihu humbë jetën në vendin e tij të punës
Prishtinë, 3 shkurt - Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë te ditur se mbrëmë pas mesnatë në vendin e punës, aksidentalisht ka humbur jetën një nga punëtorët me të devotshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Tekniku i inxhinierisë, Fehmi Salihu, ka punuar në Korporatë prej shumë vitesh dhe sipas KEK-ut ka qenë një nga punëtorët më të dalluar për përkushtim, përgjegjësi dhe disiplinë në punë.
"Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve, menaxhmentin dhe gjithë punëtorët e korporatës."
"I ndjeri, mbrëmë ishte në orarin e punës në ndërrimin e tretë në Termocentralin “Kosova A” ku gjatë kohës sa ishte duke kryer punën e tij, konkretisht në afërsi të kazantorës së “Bllokut A4”, aksidentalisht për shkaqe të panjohura për momentin ka rënë nga lartësia edhe ka humbur jetën", thekson KEK.
Menjëherë kolegët e tij, kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Për këtë raste është formu komisioni profesional për hetimin e hulumtimit të shkakut dhe burimit të fatkeqësisë dhe në momentin që kemi informata të tjera rreth rastit do të njoftoheni.
I ndjeri, Fehmi Salihu i lindur me 10.09.1961 ka qenë i martuar dhe mbrapa vete ka lënë gruan dhe tre fëmijë.
Me rastin e vdekjes së kolegut tonë Fehmi Salihu, Drejtori Menaxhues, gjithë menaxhmenti dhe punëtorët e KEK-ut, u shprehin ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve dhe kolegëve të ndjerit.