23 Dhjetor 2024

Punëtorët e “Ndërtimtaria” protestuan për ndërprerjen e kontratës

Prishtinë, 12 gusht - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur një grup të punëtorëve të Ndërmarrjes “Ndërtimtaria” Sh.A. ish njësi e KEK-ut, të cilët protestuan sot para MZHE-së, për shkak të ndërprerjes së kontratës nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ministri Ismajli pasi ka dëgjuar kërkesat e ish punëtorëve të KEK-ut, u ka sqaruar atyre raportin institucional që MZHE ka me KEK-ut dhe ka theksuar se problemet e tyre duhet të adresohen në instanca tjera.

Kreu i MZHE-së, tha se e bashkëndjen problemin dhe se shprehu keqardhje për faktin që këta punëtorë ballafaqohen me probleme dhe shprehur gatishmërinë që përkundër faktit që problemi i tyre nuk targon direkt këtë Ministri do ta mbështes dhe përshpejtojë shqyrtimin e problemit bashkë me Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale me qëllim të adresimit të drejtë të kësaj çështje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)