Punëtorët e KEK-ut vazhdojnë edhe sot protestën
Prishtinë, 13 qershor - Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë edhe sot përpara Termocentralit "Kosova B".
Ata po kërkojnë ngritjen e pagave, marrëveshjen kolektive mes sindikatës dhe udhëheqësve të KEK-ut, prezencën e përfaqësuesve sindikal në organet e vendimmarrjes dhe kërkesa tjera.
KEK-u udhëhiqet nga një Bord, mandati i të cilit ka skaduar që dy vite, si dhe nga Kryeshefi ekzekutiv, Arben Xhuka, të cilit i ka skaduar mandati për më shumë se një vit.