Punëtorët e KEK-ut refuzojnë bukën e Benaff-it
Prishtinë, 22 gusht - Punëtorët e tri divizioneve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ata të termocentralit Kosova A, termocentralit Kosova B, dhe divizionit të Thëngjillit, edhe më tutje po e refuzojnë bukën që atyre po u ofrohet nga kompania private Benaff.
Mbi 90 për qind e punëtoreve të këtyre tre divizioneve, nga 23 janari nuk kanë marrë ushqim fare për shkak të papastërtisë së madhe të ushqimit që atyre iu është ofruar nga kjo kompani private.
Punëtorët janë të pakënaqur me shërbimet që ofron ky operatorë privat. Ka mungesë totale të higjienës sa i përket transportit përpunimit dhe servimit të ushqimit në mesat e menaxhuara nga ky operatorë. Mish i viçit transportohet për në mense përmes qeseve të zeza të bërllokut tha punëtori R.A.
Sipas tij, po të kërkosh sallam, atëherë atë në të shumën e rasteve mund ta marrësh të dëmtuar nga minjtë që e përshkojnë mensën çdo ditë.
Është e tmerrshme, mish i zier i pulës që nuk konsumohet përgjatë ditës paketohet në kontejnerë të plastikës dhe futet në friz për tu servuar të nesërmen tha më tej ai. Sipas tij, përgjatë kohës sa ishte kompania tjetër SH.A Ushqimi kishte qenë gjithçka më ndryshe.
/Zëri/