23 Dhjetor 2024

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë trajtim më dinjitoz

Prishtinë, 23 maj - Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) sot kanë protestuar para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ku kanë kërkuar trajtim më dinjitoz për punëtorët e kësaj korporate.

Ata kanë kërkuar, dialog me institucione dhe ndërprerje të shantazhit dhe kërcënimeve, të cilat, sipas tyre, po iu bëhen nga menaxhmenti i KEK-ut dhe Qeveria e Kosovës.

Punëtorët KEK-ut të, po ashtu, kërkuan siguri për vendet e tyre të punës, me rastin e privatizimit të sektorëve të kësaj ndërmarrjeje.

“Ne punëtorët e KEK-ut, të tubuar sot këtu para shtëpisë sonë, po ua bëjmë me dije se jemi të rrezikuar, të kërcënuar e të shantazhuar nga veprimet e menaxhmentit të KEK-ut, nga vendimet e Bordit të KEK-ut dhe nga vendimet e Qeverisë së Kosovës\", ka thënë kryetari i Sindikatës së Pavarur Energjetike të Kosovës, Izet Mustafa..

 U bëjmë me dije këtyre institucioneve, që ne punëtorët e KEK-ut, nuk do t’u nënshtrohemi këtyre veprimeve dhe se është e domosdoshme që këta të ndërrojnë kursin e veprimeve të tilla, që shkojnë në dëm të të gjithëve”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër Përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik përmes një njoftimi për media kanë shprehur gatishmërinë që të pranoj në biseda përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Energjetikës së Kosovës, të cilët protestuan para hyrjes së Ministrisë.

Kjo gatishmëri sipas njoftimit iu është përcjell organizuesve të protestës, të cilët nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësuesit e Komitetit Qeveritar për Privatizimin e KEDS-it dhe MZHE-së.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj dhe stafi i Ministrisë gjithnjë deri më tash iu janë përgjigjur kërkesave për takime dhe në ketë drejtim kanë pas disa takime me kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë gjegjësisht kryetarët e Federatës së Sindikatave të Pavarura të Elektrokosovës nëpër distrikte.

Në këto takime është folur për të gjitha shqetësimet e përfaqësuesve sindikal dhe iu janë dhënë garancione se në projektin e  privatizimit të KEDS-it dhe projektit Kosova e Re do të sigurohen vendet e punës për tri vjet, jo vetëm për punëtorët të cilët kanë kontrata pune me kohë të pacaktuar por edhe me kontrata të përkohshme pune, e që paraqesin 60 për qind të numrit të punësuarve në KEDS.

Këto angazhime të Qeverisë, Komitetit Qeveritar të Privatizimit dhe MZHE-së përfaqësuesit e FSPE-së i kanë përshëndetur dhe kanë shprehur falënderim për ketë angazhim.

Përfaqësuesit e KQP dhe MZHE-së kanë analizuar të gjitha kërkesat e SPEK-ut dhe kanë vlerësuar se shumica prej tyre nuk janë kompetencë e MZHE-së, andaj varësisht prej kërkesave duhet tu drejtohen institucioneve kompetente të vendit dhe  Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të KEK-ut.

Përndryshe, sipas njoftimit te MZHE-së, sikurse edhe deri më tash ministri Beqaj është i gatshëm që të takohet dhe të bisedoj më përfaqësuesit e sindikatës mbi të gjitha për shqetësimet e mundshme të tyre që janë pjesë e kompetencave të MZHE-së dhe KQP, por duke kërkuar që në tërë procesin të sigurohet respektimi maksimal vendimeve të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)