Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritjen e pagave
Prishtinë, 12 qershor - Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në minierën e Bardhit, Mirashit, Termocentralit Kosova A, Termocentralit Kosova B dhe sërviset e DPS-së kanë protestuar ditën e sotme për sa i takon disa çështjeve në lidhje me punën e tyre.
Përmes kësaj proteste ata kanë kërkuar rritjen e pagës, marrëveshjen kolektive mes sindikatës dhe udhëheqësve të KEK-ut, si dhe prezencën e përfaqësuesve sindikal në organet e vendimmarrjes.