Punëtorët e KEK-ut bëhën më sigurim shëndetësor
Prishtinë, 2 maj - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të gjithë punëtorët aktual te KEK-ut tash e tutje do të kenë sigurim shëndetësor si pjese e përfitimeve te mbuluara nga punëmarrësi.
Kjo është arritur pasi KEK ka nënshkruar kontratën me kompaninë Siguria për ketë shërbim.
Kjo kompani kosovare ka fituar në tenderin e hapur për këtë çështje duke ofruar çmimin më të lirë. Lista e sigurimit përfshinë një gamë të gjerë të shërbimeve shëndetësore.
Ne jemi të përkushtuar dhe në vazhdimësi kemi përmirësuar kushtet e punëtorëve. Edhe kontrata e sotme është një indikator që tregon se të gjithë punëtorët e korporatës do të kenë një jetë më të mirë, më të lehtë dhe më të begatë.\"
\"Kushtet e punëtorëve do të vazhdojnë të përmirësohen edhe në të ardhmen pasi paraqesin një nga segmentet kryesore të orientimit të KEK-ut, tha Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.
Përfaqësuesit e kompanisë Siguria janë zotuar se do ta respektojnë kontratën pikë për pikë. E falënderojmë KEK-un për vlerësim fer dhe korrekt, sikurse për besimin që tregon në vazhdimësi për bizneset kosovare, tha Drejtori i kompanisë Siguria, Rrahim Pacolli.
KEK është punëdhënësi më i madh në vend dhe deri tash ka mbuluar me mjete vetanake të gjitha lëndimet në vendin e punës.