Publikohet Anketa e Mbeturinave te Trajtuara
Prishtinë, 22 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2020.
AMT ka për qëllim: grumbullimin e të dhënave statistikore nga bizneset, që merren me trajtimin e mbeturinave (deponitë sanitare regjionale, objektet e trajtimit të mbetjeve medicinale-spitalore), sigurimin e të dhënave të qëndrueshme statistikore dhe krijimin e serisë kohore për mbeturinat e trajtuara.
Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.
Rezultatet nga AMT 2020, tregojnë se: sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 3 882 ton/vit; sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina spitalore) ishte 968 ton/vit; dhe sasia gjithsej e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara për vitin 2020 ishte 450 229 ton/vit. Krahasuar me të dhënat e vitit 2019, ka një rritje të lehtë prej 0.03%
Sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje për vitin 2020 ishte si vijon: metalet (27%), mbeturinat nga plastika (47%), mbeturinat spitalore (20%), mbeturinat e letrës dhe kartonit (6%).
Kurse, sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare regjionale në vitin 2020 ishte 445 449 ton/vit. Krahasuar me të dhënat e vitit 2019, ka një rënie të lehtë prej (-0.02%).
Për më shumë informata lidhur me Anketën e Mbeturinave te Trajtuara (AMT) 2020, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/mbeturinat