Publikohen arsyet e tërheqjes se BB-së nga mbështetje e TC Kosova e re
Prishtinë, 4 dhjetor - Organizata partnere e Balkan Green Foundation (BGF), Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA), sot publikoi blogun për përmbledhjen ekzekutive të raportit të Bankës Botërore për opcionet e furnizimit me energji elekiktike në Kosovë.
Rezultatet e këtij raporti, të cilat asnjëherë nuk u bëne publike, ishin arsyeja që Banka Botërore të tërhiqet nga mbeshtetja e idesë për një termocentral të ri në Kosovë.
Kosova sipas raportit te BB-se mund të përmbushë nevojat e saj të ardhshme për energji elektrike të paktën me kosto më të ulët duke zhvilluar burimet e saj të ripërtëritshme të energjisë, duke investuar në efiçiencën e energjisë dhe duke pastruar gjenerimin ekzistues të energjisë nga qymyri, sipas studimit të pabotuar të Bankës Botërore, i cili zbulon pse banka vitin e kaluar tërhoqi mbështetjen për një termocentral të ri me qymyr në Kosovë.
Studimi gjithashtu shtron pyetjen pse një firmë në Mbretërinë e Bashkuar/Sh.B.A., ContourGlobal, është ende duke u përpjekur të sigurojë fonde për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr në Kosovë duke përdorur teknologjinë e General Electric.
Studimi i Bankës Botërore zbulon se një termocentral 450 megavatësh (MW) me qymyr me specifika të zgjedhura nga ContourGlobal do të "krijonte kosto të konsiderueshme shtesë për vendin." Në të kundërtën, studimi arriti në përfundim se një kombinim i opsioneve më të vogla, alternative, të furnizimit mund të bëjnë të njëjtën punë më lirë dhe më pastër.
Ky studim është mjaft domethënës, si për të përmbysur mbështetjen e Bankës Botërore për termocentralin e ri me qymyr në Kosovë, ashtu edhe për implikimet e tij globale: që një termocentral modern i ri me qymyr, nuk është më opsioni më i lirë, madje edhe në një vend me resurse të mëdha të rezervave të qymyrit (linjitit), si në rastin e Kosovës.
Konstatimi se një termocentral modern me qymyr nuk ishte më opsioni me kosto më ulët për Kosovën, u bazua në një numër faktorësh, duke përfshirë investimet e fundit dhe të planifikuara të vendit në efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme, dhe rënien e ndjeshme globale të kostos së energjisë solare, erës dhe baterive për ruajtjen e energjisë.
Raporti thotë se "Ka pasur ulje të konsiderueshme në kostot kapitale të panelave solare PV, teknologjisë së erës dhe teknologjive për ruajtjen e energjisë,". Vërejmë se studimi u botua para uljes së mëtutjeshme të kostos, veçanërisht të baterive për ruajtjen e energjisë. BloombergNEF, të marten, raportoi se çmimet e baterive kanë rënë 13% në 12 muajt e fundit.
Vendimi i Bankës Botërore, vitin e kaluar, për të tërhequr mbështetjen për një termocentral të ri qymyri në Kosovë ishte kundërshtues, jo vetëm për shkak të marrëdhënies së ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës që favorizonte një termocentral të ri me qymyr, dhe peshën e Shteteve të Bashkuara si aksionari më i madh i Bankës Botërore. Studimi konfidencial i Bankës Botërore u botua vetëm përbrenda bankës, në gusht të vitit të kaluar.
Nga përmbledhja ekzekutive prej 23 faqesh, Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA), krahasoi koston e 10 opsioneve të ndryshme të furnizimit për të përmbushur kërkesën e energjisë elektrike të Kosovës gjatë tre dekadave të ardhshme. Këto opsione ishin: zhvillimi i mëtejshëm i energjisë së ripërtëritshme dhe baterive për ruajtjen e energjisë; për të rindërtuar dy njësitë ekzistuese të energjisë nga qymyri, ndërsa bënë mbylljen e tri të tjerave: për të ndërtuar një termocentral të ri, duke zgjedhur nga një larmi madhësish dhe teknologjishë; ose për të ndërtuar një termocentral të ri të naftës ose karburantit të dyfishtë (gaz dhe naftë).
Sidomos, kur opsionet e qymyrit nuk përfshijnë koston e rigjenerimit dhe pastrimit të minave të linjitit, pasi Banka Botërore thotë se "nuk ka vlerësime të besueshme".
Të gjitha opsionet e furnizimit do të plotësonin nevojat e furnizimit me energji elektrike të Kosovës, për orë, për tre dekadat e ardhshme, dhe të lejojnë importet e energjisë elektrike në nivele historike.
Një nga opsionet që u morr në konsideratë ishte një termocentral me qymyr me fuqi 450MW, superkritike (SC), siç është zgjedhur nga ContourGlobal dhe Qeveria e Kosovës. Studimi arriti në përfundimin se ndërtimi i një termocentrali të tillë me qymyr nuk kishte më kuptim në Kosovë, për dy arsye kritike.
Së pari, ishte shumë i shtrenjtë. Në bazë të skenarit të Bankës Botërore, opsionet më të lira përfshinin: zhvillimin e mëtutjeshëm të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe baterive për ruajtjen e energjisë; riparimin e njësive ekzistuese të qymyrit; ose ndërtimi i një termocentrali nën-standard ("sub-critical"), joefikas, me teknologji të lirë dhe e vjetëruar, e cila është refuzuar nga ContourGlobal.
Së dyti, një termocentral i madh me qymyr thjesht nuk ishte i nevojshëm, përfundoi Banka Botërore, për shkak të investimeve të reja dhe të planifikuara të Kosovës në efiçiencë të energjisë, BRE, dhe planet e pritura për të zvogëluar humbjet në rrjet dhe rritjen e shtrirjes së ngrohjes qendrore.
Banka Botërore gjeti: “Cilido skenar 450MW do të krijojë suficit të kapacitetit. Nëse qeveria vendos të ndërtojë një termocentral të ri 450MW, atëherë do të krijonte kosto të konsiderueshme shtesë për vendin. Skenarët 450MW do të krijonin teprica të kapaciteteve, të cilat nuk janë të nevojshme, shumicën e kohës, për të përmbushur kërkesën e brendshme."
Në mënyrë më të detajuar, Banka Botërore atëherë shikoi tre skenarë në mënyrë që të rendiste 10 opsione të ndryshme të furnizimit të saj me kosto më të vogël.
Skenari i parë mati kapitalin dhe koston e funksionimit plus koston e importeve të energjisë elektrike. E dyta shtoi koston lokale të ndotjes së ajrit. Dhe i treti shtoi si koston lokale të ndotjes së ajrit ashtu edhe koston globale të emetimeve të karbonit, përmes ndryshimeve klimatike.
Sipas skenarit të parë, opsioni për të riparuar dy njësi ekzistuese të qymyrit u konsiderua opsioni me kosto më të ulët, megjithëse studimi paralajmëroi "rreziqe të konsiderueshme teknike dhe të tejkalimit të kostos". Zhvillimi i mëtutjeshëm i BRE-ve ishte opsioni i tretë me kosto më të ulët, pas opcionit të një termocentrali të ri nën-standard (“sub-critical”) me qymyr.
Sipas skenarit të dytë, i cili përfshinte koston e ndotësve lokalë të ajrit, termocentrali nën-standard (“sub-critical”) i qymyrit u konstatua se ishte kostoja më e ulët, e ndjekur nga zhvillimi i mëtejshëm i BRE-ve. Është e çuditshme që studimi i Bankës Botërore përfshiu një termocentral të tillë nën-standard (“sub-critical”) me qymyrit në analizën e tyre, duke pasur parasysh se tani ajo teknologji është tejet e vjetër e cila ka shumë pak gjasa që sot të ndërtohet kudo në botë.
Sipas skenarit të tretë, i cili përfshinë koston e ndotjes së ajrit dhe emetimeve të karbonit, zhvillimi i BRE-ve u vlerësua të ishte opsioni me më pak kosto, ndërsa opcioni i dytë ishte ndetërtimi I një termocentrali ultra-supercritical i qymyrit.
Përmbledhja ekzekutive e Bankës Botërore nuk zgjodhi një fitues. Sidoqoftë, nëse e përjashtojmë teknologjinë nën-standard (“sub-critical”) të qymyrit, zbulon se nevojat e ardhshme të Kosovës të furnizimit me energji elektrike mund të përmbushen me kosto më të ulët ose nga zhvillimi i mëtutjeshëm i BRE-ve ose rehabilitimi i njësive ekzistuese të gjenerimit të qymyrit, në varësi të faktit se a llogaritet ndotja e ajrit dhe çmimet e karbonit.
Banka ishte e qartë në refuzimin e planeve për një termocentral të ri 450MW me qymyr për shkak të kostos së tepërt të saj dhe kapacitetit të tepërt. Nëse ContourGlobal dëshiron të shmangë krijimin e "kostove shtesë të konsiderueshme për vendin", atëherë edhe ata do të tërhiqeshin nga ky plan.