PSD kërkon të lejohet qasja në dokumentet e Termocentralit "Kosova e Re"
Prishtinë, 15 korrik - Procesi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, vazhdon të përcillet nga mungesa e transparencës.
Së fundi, Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore, të cilat me plot vëmendje e kanë përcjellë procesin e ndërtimit të TC “Kosova e Re” për vite me radhë, kanë shprehur shqetësimin pasi që iu është refuzuar qasja në dokumentet që lidhen me këtë proces.
Për këtë, Grupi Parlamemtar i Partisë Socialdemokrate përmes deputetit Dardan Sejdiu, sot ka nisur në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonimik, Valdrin Lluka, kërkesë për zbatim të Aktgjykimit A.nr.318/17 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për lejimin e qasjes në dokumentacionin për Termocentralin "Kosova e Re".
"Mos lejimi i qasjes në këto dokumente përbën degradim dhe ngushtim të vëllimit të lirisë së qasjes në informata të garantuara edhe me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike", thekson PSD.