23 Dhjetor 2024

Protestuesit kërkojnë shkarkimin e Arben Gjukaj

Prishtinë, 6 mars - Ka vazhduar edhe sot protesta kundër fryrjes së faturave të energjisë elektrike nga KEK-ut dhe largimit të punëtorëve të pafajshëm nga puna.

Largimi nga puna i gjashtë punëtorëve të KEK-ut ka indinjuar dhe më shumë qytetarët protestues që janë mbledhur edhe një herë ditën e mërkurë përpara objektit të KEK-ut.

Në numër dukshëm më të shtuar se në protestat e mëhershme, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e menaxherëve dhe atyre që kanë dhënë urdhërat për fryrjet, hajnitë dhe mashtrimet e kësaj korporate.


Protestuesit kërkuan që punëtorët e pafajshëm të kthehen në punë, ndërsa të shkarkohet menaxhmenti i KEK-ut. Ndërkohë, ish-punëtori i KEK-ut ka zbuluar se si u frynë faturat e janarit.


Avni Avdiu, inxhinierë i diplomuar i elektroteknikës, ish-punëtorë i KEK-ut thotë faturat e muajit janar janë fryrë me qëllim nga menaxhmenti, madje shpjegon në detaje pse ato fatura kanë ardhur të fryra.

Ai thotë se e gjetën metodën të i ngarkojnë konsumatorët me nga 200 Kw në muaj, dhe dihet se kur kalojnë këta kilovatë llogaritet tjetër çmim.

Kjo ka ndodhur gjatë protestës së mbajtur të mërkurën nga qytetarët të cilët vazhdimisht kundërshtojnë faturat e muajit janar. Qytetarët kanë kërkuar shkarkimin Arben Gjukajt, duke thënë se ai është përgjegjësi kryesor për krejt këto.

Në anën tjetër ish-punëtori që ka rrëfyer si u frynë faturat ka thënë se largimi i tij nga puna nuk është bërë tani por në mes të dhjetorit që kemi lënë pas.

“Ai që ka dhënë urdhër me na largu nga puna, i ka dënuar disa lexues të orëve, po flas për muajin dhjetor. Ka dhënë urdhër që nëse nuk duan të dënohen ose largohen nga puna, u ka thënë ngarkoni më pak. Qysh më pak? Ka shkuar shembull te një konsumatorë i ka pas 200 Kw të harxhuar ai ka shkruar 130, po supozojmë konsumatorit i kanë mbet 70 Kw të muajit dhjetorë dhe ai është muaji i fundit i vitit ku periudha mbyllet më herët, tash edhe pesë ditë të këtij muaji mbesin te muaji janar, dhe ngarkesa që ja kanë lënë konsumatorit dhe shtoja edhe 35 ditë të janarit vjen te kalimi i kilovaturës për ka limiti, si te kalon 200 Kw është tjetër çmim”, ka thënë ai, raporton Kosovapress.

Ai thotë se menaxherët e tij e kanë bërë këtë që edhe ata të shpëtojnë vendin e tyre të punës.

“Kjo ka qenë arsyeja që dikush e ka bërë për të shpëtuar karrigen e vet, i ka largu njerëzit e pafajshëm nga puna, dhe i ka kërcënuar lexuesit, kush e bartë këtë barrë janë populli, ky është sqarimi im”, ka thënë ai.

Ndërsa në protestë, Rron Gjinovci njëri nga grupi i qytetarëve të organizuar ka thënë se drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj duhet shkarkuar nga puna dhe duhet dërguar në burg.

“Ka pasur pretendime se ky ka qenë gabim, ka qenë e astati po këto vjedhje kanë ndodhur në gjithë Kosovën, është ba hajni e planifikuar, vjedhje e planifikuar e për këtë dikush duhet me shku në burg, na kërkojmë përgjegjësi prej drejtorëve e sidomos prej Arben Gjukajt”, tha ai.

Grupi i organizuara i qytetarëve thonë se ministria e Zhvillimit Ekonomik po mundohet me relativizu gjendjen duke i ftuar në takime, po ata kanë thonë se nuk do të shkojnë, thjeshtë kërkojnë zgjedhjen e këtij problemi.

Kësaj proteste i janë bashkuar rreth 18 organizata të shoqërisë civile, ndërsa u panë edhe zyrtarë të lartë të komunës së Prishtinës, në mesin e tyre edhe nënkryetari i Avdullah Hoti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)