Protestuesit djegin një faturë gjigante të KEK-ut
Prishtinë, 27 shkurt - Grupi i Qytetarëve të Organizuar në protesta kundër faturave të larta dhe shtrenjtimit të energjisë elektrike në protesten e sotme kanë vlerësuar se nëse qytetarët nuk paguajnë fatura atëherë KEK-u le të ankohet për secilin individualisht.
Kjo edhe ishte ideja prapa aktit të djegies së faturës gjigante para dyerve të KEK-ut në protestën e sotme.
Sot, po asthu është bllokuar edhe rruga nga qindra protestues që vazhdojnë të jenë të indinjuar me fryrjene faturave, shkyçjen e qytetarëve dhe mashtrimet tjera që kjo korporatë është duke bërë.
Yll Rugova organizator ka thënë se kërkesat e protestuesëve vazhdojnë të mbesin të njejta, kurse për një organizim më madhështor protesta e ardhshme po paralajmërohet me datën 6 mars 2013.
Protesta e ardhshme do të jetë gjithë popullore dhe do të ftohet të gjitha organizatat joqeveritare, partitë politike, grupet e interesit, sindikatat dhe të gjithë qytetarët e prekur dhe të tjerë që sa më masivisht të përkrahin kërkesat e qytetarëve të shprehura në protestat e deritanishme dhe të ndihmojnë me organizim e protestës së ardhshme.
Korporata Energjetike e Kosovës sipas Rugoves po vazhdon me shkyçjet edhe përkundër premtimeve që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Kjo korporatë sipas tij po fton qytetarët të ankohen, kurse ankesat gjatë muajve e viteve të mëparme ose i ka neglizhuar ose i ka kthyer prapa si të rregullta (sipas deklaratave nga vetë qytetarët).
Qytetarët sot protestojnë sepse nuk besojnë që ankesat brenda KEK-ut mund të zgjidhin diçka. Qytetarët kërkojnë sa më parë përgjigje nga institucionet relevante. Qytetarët kërkojnë që tu kthehen paratë dhe fajtorët të marrin dënimin që u takon.