Protestohet kundër largimit te punetoreve nga ana e KEDS
Prishtinë, 5 mars - Federata Sindikale e KEK-ut organizon protestë në mbështetje të Sekretarit të Federatës së Sindikatave të Pavarura ELEKTROKOSOVA-FSPE dhe si punëmarrës i Kompanisë për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), i larguar pa drejtësisht nga puna.
Portesta është përkrahur edhe nga punëtor tjerë të larguar nga puna në KEDS dhe po ashtu i mbështetur nga BSPK, SR KEK, Sindikata e Sektorit Privat.
Potesta do te mbahet gjysëm orëshe para ndërtesës së KEDS-itnë rrugën Bill Klinton në Prishtinë me fillim nga ora 11:30.
Sindikata e punëtorëve të KEDS-it, shprehet të indinjuar për largimin nga puna të disa punëtorëve të kësaj kompanie.