23 Dhjetor 2024

Protestat kundër çmimit të lartë të rrymës vazhdojnë çdo ditë

Prishtinë, 25 shkurt - Një numër i madh i qytetarëve të indinjuar me faturat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për muajin janar, protestuan sërish sot për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, si dhe siç thonë kundër hajnisë, që po i bëhet qytetarëve nga kjo korporatë.

Edhe përkundër kushteve të rënda atmosferike ata protestuan duke kërkuar rishikimin e faturave, gjetjen e përgjegjësve për hajninë që ka ndodhur dhe mosngritjen e çmimeve siç është paraparë në muajin prill.

Shpërfillja institucionale për rishikimin e politikave tarifore të energjisë elektrike që rezultuan me faturat më të shtrenjta për konsumatorët, aksioni i fundit i KEK-ut për shkyçjen e konsumatorëve të shumtë, janë kundërshtuar ashpër nga protestuesit e sotëm të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e gjithë zinxhirit menaxherial që u kanë kontribuar këtij skandali.

Yll Rugova organizator  i kësaj proteste kërkoi nga zyrtarë të KEK-ut përgjigje për këto parregullsi që janë bërë.

Nga qytetarët e pranishëm sot në protestë u kërkua që me protesta të vazhdohet çdo ditë.

Rugova ka thënë se protestat për çështjen e faturave të KEK-ut do të fillojnë të mbahen çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave.

Hapat e mëtutjeshëm të protestuesve sipas tij do të jenë në përputhje me veprimet e institucioneve dhe KEK-ut rreth çështjes së ngritur.

"Ftohen sindikatat, grupet e ndryshme shoqërore dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në protesta. Ata qytetarë që nuk kanë mundësi të vijnë në Prishtinë për të protestuar para selisë qendrore të KEK-ut, le të mblidhen pranë zyrave të KEK-ut nëpër vendbanimet e tyre. Muaji prill po afrohet, faturat e reja me çmime enorme po vijnë, varfëria po troket në dyert e secilit", ka theksuar ai.
 . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)