Protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë në Angli
Londër, 28 nëntor - Aktivistë të grupeve të pakënaqura nga kushtet ekonomike në Britaninë e Madhe, janë ngritur në protesta për të kundërshtuar shtimin e çmimit të energjisë në vend, transmeton kanali Press Tv.
Këto protesta janë zhvilluar në qendër të zonës financiare në Londër, ku pjesëmarrësit kanë protestuar kundër kompanisë më të madhe të energjisë e cila brenda 4 viteve ka shtuar 5 fish çmimin e energjisë.
Në vitin 2012, disa shtetas në Angli kanë humbur jetën për shkak të shtimit të tarifave të energjisë.