Protesta kundër KEDS-it përkrahet nga shoqëria civile dhe artistët
Prishtinë 11 janar - Klubi Politik i Studentëve së bashku me një numër organizatash nga shoqëria civile, përmes një konference për media edhe një herë bënë thirrje qytetarëve që nesër nga ora 12:00 të protestojmë së bashku kundër KEDS-it.
Gjatë conferences, edhe një herë përsëritëm kërkesat tona, të cilat, ndërtë tjera janë :
1. Ulja e çmimit të energjisë elektrike (prej më të shtrenjtëve në rajon);
2. Kthimi i tarifës së lire në orarin ditor (që praktikisht nuk ekziston);
3. Transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n.
Thirrjes së KPS-së për përkrahje nga shoqëria civile dhe artistët vazhdimisht po i përgjigjen organizata dhe individë të shumtë. Gjer më tani, përkrahjen e kanë konfirmuar, si vijon:
1. ÇOHU
2. GAP
3. INPO
4. IPOL
5. Kolektivi Artistik \"Haveit\"
6. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë - QKSS
7. OJQ Gjeomjedisi&Gjeoenvironment
8. CBM
9. Syri i Vizionit
10. OJQ Zana