26 Dhjetor 2024

Prokuroria kërkon koordinim dhe masa konkrete për mbrojtën e mjedisit

Pejë, 5 mars -Koordinatori i veprave penale për degradimin e ambienti dhe mjedisit  në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori i shtetit, Ersan Qavolli, ka mbajtur takim me Policinë e Kosovës, drejtorët e drejtorive të inspektorateve  komunale (Pejë, Klinë, Deçan, Istog, Junik), ku temë diskutimi e këtij takimi ka qenë parandalimi i degradimit të ambientit dhe mjedisit në kompetencën territoriale të kësaj prokurorie.

Gjendja në teren u konstatua jo e mirë për shkak se, nga veprimtaria e gurthyesve dhe seperacioneve të zhavorrit ka degradim të ambientit dhe mjedisit, nëpër zonat ku zhvillohen këto veprimtari, andaj, të pranishmit u pajtuan që duhet ndërmarrë masa urgjente për parandalimin e kësaj dukurie.

Disa nga konkluzionet e nxjerra nga ky takim janë : Identifikimi i të gjitha separacioneve dhe gurthyeseve në hapësirën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës, hartimi i një plani urgjent të veprimit, sekuestrimi i pajisjeve me të cilat është kryer vepra penale komform dispozitave ligjore.

Pjesëmarrësit e takimit u dakorduan që takimi i radhës të mbahet pas tre (3) muajve, ku do vlerësohen edhe rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe kohore nga secili institucion.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)