Privatizohet një nga Termocentralet më të medha në Turqi
Ankara, 21 gusht - Është nënshkruar marrëveshja e tenderit për privatizimin e Termocentralit Kangal, që ndodhet në qytetin lindor të Turqisë, Sivas.
TEC-i Kangal në qytetin Sivas kaloi në pronësinë e kompanisë Konya Şeker falë marrëveshjes së firmosur në Ankara.
Pikat kryesore të agjendës së ministrave pjesëmarrës në ceremoni ishin nevoja e Turqisë për energji dhe projektet e privatizimit.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, deklaroi se do të zgjerohet dhe rritet kapaciteti i rrjetit të burimeve energjetike që përdoren aktualisht në Turqi, por duke përfshirë këtu edhe energjinë bërthamore, ndërsa theksoi se do të garantohet transiti në territoret e Turqisë i burimeve energjetike jashtë shtetit, ashtu siç është vepruar deri më tani me projektet Baku-Tbilis-Xhejhan, Baku-Tbilis-Erzurum, TANAP dhe shumë projekte të tjera.
Ndërsa ministri turk i Energjetikës, Taner Jëlldëz, u shpreh se nga privatizimet e centraleve për prodhimin e energjisë elektrike presin 13 miliardë dollarë të ardhura.
Turqia ka gjithsej 26 TEC-e, që punojnë me qymyr. Fuqia e instaluar totale e këtyre termocentraleve është 12.395 megavat.
TEC-i Kangal i Sivasit përbën 3,7 për qind të kësaj fuqie.