Pritet shtrenjtim e energjisë elektrike
Prishtinë, 3 shtator - Qytetarët do të duhet të paguajnë më shumë për energjinë që shpenzojnë në dy vitet e ardhshme.
Shtrenjtimi i energjisë në dy vjetët e ardhshëm në masë të madhe do të ndikohet nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritje të tantiemës për rreth 1.000 për qind (nga 0.27 në 3 euro) si dhe nga obligimet që Kosova ka marrë me rastin e nënshkrimit të traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Eliminimi i ndërsubvencioneve është obligim që del nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, nënshkruese e të cilit është edhe Kosova.
Sipas Koha Ditore nuk do të jenë vetëm eliminimi i ndërsubvencioneve faktori i vetëm që do të ndikojë që tarifat në dy vjetët e ardhshme të jenë dukshëm më të larta pasi në tarifë pritet të ndikojnë edhe nevoja për investime kapitale, rritja e nevojës për import dhe tantiema.