Pritet shpejt të finalizohet procesi për ndërtimin e Kosovës së Re
Prishtinë, 13 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbajti të enjten një konferencë për gazetarë, ku së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, prezantoi të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik.
Jemi duke punuar në strategjinë e energjisë deri më 2024 që të arrijmë furnizimin me energji elektrike për 24 orë dhe kjo energji të jetë në harmoni me direktivat e BE-së.\"
\"Pritet shpejt të finalizohet procesi për ndërtimin e Kosovës së Re dhe jemi të interesuar në rivitalizimin e Kosovës B duke iu përmbajtur rregullave të BE-së. Sa I përket Kosoves A do ti qasemi me qëllim që të mos e cenojmë Kosovën me energji elektrike po ashtu duke iu përmbajtur parametrave që të mos ndotet ambienti, ka thënë Mustafa.
Sa i përket qasjes ndaj Termocentralit Kosova A, Mustafa ka theksuar janë tri mundësi sa i përket Kosovës A, qe do të thotë një mundësi është ajo që fillimisht qeveria e ka parë si orientim që të bëhet dekomisionimi i Kosovës A në fund të vitit 2017, mundësia e dytë është që të zgjatet dekomisionimi derisa të hyn në prodhim kapaciteti i Kosovës së Re, dhe mundësia tjetër është që të veprojmë sipas modelit që është ofruar edhe nga firma Bilfinger, që ne të rindërtojmë këto kapacitete, dhe të sigurojmë prodhim të energjisë elektrike, me një ofertë e cila është dhënë prej Bilfinger-it, prej 800 megavat me një kosto diku ndërmjet 900 milionë deri në 1 miliardë euro të ndërtimit.
Mirëpo ai ka theksuar se akoma nuk kanë marrë asnjë ofertë financiare të kësaj firme, ose të firmave për të cilat kanë premtuar se do të jenë të lidhura me të.
\"Fjala është këtu sidomos për linjën interaktive 400 kilovolt, punime të cilat ne do ti përfundojmë gati në fund të këtij viti, ndërkaq presim që në vitin 2016 të përfundojnë tërësisht dhe të aktivizohet kjo lidhje, me çka krijohen kushte të veçanta që ne të kemi këmbim të energjisë elektrike me Shqipërinë, në sezone të ndryshme, ku ne mund të kemi mungesë të energjisë elektrike, ose mund të kemi tepricë, dhe do të krijojmë një ekuivalencë të saj.\"
\"Krahas kësaj, ne do të shikojmë të bashkëpunojmë me Shqipërinë edhe në aspektin e gjenerimit të energjisë elektrike dhe do të zhvillojmë biseda në të ardhmen edhe për këtë\", ka pohuar Mustafa.
Ai ka treguar se qeveria është duke punuar poashtu që të siguroj edhe tregun e përbashkët të energjisë elektrike, në mënyrë që të bëjmë këmbimin e energjisë elektrike.
\"Tani për tani jemi shumë afër me Shqipërinë, që të zhvillojmë një lloj të tregut të përbashkët, për arsye të kapaciteteve të transmisionit të cilat po i ndërtojmë.\"
Dje kemi themeluar grupin ndërministror, që ata të japin orientim strategjik për zhvillimin e këtij sektori, mendojmë të bëjmë ligjin për Trepçën, pas kompletimitt ë bordit të AKP-së, ka theksuar ai.