Prishtina se shpejti me ngrohje me avull nga Termokosi
Prishtinë, 17 korrik - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, me kërkesën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, u mor vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme që ndodhen në zonat kadastrale të komunave të Prishtinës dhe Obiliqit që do te preken nga ndërtimi i trasesë për vendosjen e tubacioneve të ngrohjes nga ndërmarrja publike Termokos deri tek TC Kosova.
Projekti i kogjenerimit i Termokosit do të mundësojë për qytetarët e Prishtinës ngrohje qëndrore duke bërë nxjerrjen e ngrohjes përmes avullit dhe ujitë të ngrohtë nga termocentralet Kosova B dhe kyqjen në sistemin e ngrohjes qëndore.
Pas përfundimit të projektit, Termokosi do të heqë dorë nga përdorimi i mazutit për ngrohtoret, që do të rezultojë në një qasje më të mirë ndaj mjedisit. Sipas Termokosit, projekti pritet të përfundojë gjtë vitit të ardhshëm.