Prishtina në aksion pastrimi
![Prishtina në aksion pastrimi](https://ekonomia.info/repository/images/main/01_04_2017_6535245_Lets_do_it_Kosova_aksion_pastrimi_ne_lagjen_mati_1.jpg)
Prishtinë, 2 prill - Lëvizja Mjedisore Lets Do It Kosova do ta realizojë sot aksionin e radhës në kuadër të Fushatës Ta Pastrojmë Kosovën, për vitin 2017.
Me iniciativë të disa prej banorëve të Lagjes Mati 1, Lets Do It Kosova do të organizojë aksion, për largimin e mbeturinave nga përroska, që gjendet në këtë lagje.
Ky aksion, do të fillojë nga ora 13:00, nga rrethrrotullimi te Rruga B, ndërsa Lets Do It Kosova u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Lagjes Mati 1 që të marrin pjesë.
Në aksionin e sotem, ndërmarrja Niti-N, do të ofrojë makinerinë për largimin e mbeturinave.
\"Presim pjesëmarrje sa më të madhe te qytetarëve të asaj zone, në këtë aksion, në mënyrë që pastrohet në tërësi përroska që gjendet në Lagjen Mati 1, e cila kundërmon rëndë\", thekson organizata Lets Do It Kosova.