Prishtina me më shumë parqe të gjelbërta
Prishtinë, 1 shkurt - Sot , Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, priti në një takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës Isa Mustafa.
Në këtë takim u diskutua për bashkpunimin dhe implementimin e Ligjislacionit të Ndërtimit dhe atë të Planifikimit Hapësinor, si dhe për trajtimin e objekteve pa leje.
Temë e këtij takimi ishte rregullimi i parkingjeve si dhe shtimi i hapësirave gjelbëruse. Duke e përfshirë, (Ish parkingu I UNMKI-ut) që gjendet përballë shtabit qendror të EULEX-it). Ku për këtë, Gashi dhe Mustafa u dakorduan që gjatë këti viti te fillojn punimet.
Në fund të takimit u premtua bashkëpunim i mëtutjeshëm mes të Komunës së Prishtinës dhe MMPH-së.