Prezantohet performanca energjetike e ndërtesave të banimit në Kosovë
Prishtinë, 31 mars - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vazhdën e aktiviteteve për fushën e Efiçiencës së Energjisë, ju fton të përcillni tryezën për prezantimin dhe publikimin e dokumentit “Tipologjia dhe Performanca Energjetike e Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës.
Ky publikim i këtij dokumenti është një nga hulumtimet më domethënëse në lidhje me masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e banimit në territorin e Republikës së Kosovës.
Ky është një hulumtim gjithëpërfshirës në fushën e projektimit dhe klasifikimit të ndërtesave që lidhën me performancën energjetike dhe karakteristikat e tyre teknike.
Përveç krijimit të fondit të ndërtesave dhe përcaktimit të llojit apo dhe destiminit, ky dokument siguron informacione mbi performancën energjetike për fondin aktual të ndërtesave dhe opsione për renovimin me masa adekuate sa i përket efiçiencës së energjisë, duke përfshirë vlerësimin për potencialin e kursimit energjetik.
Tipologjia e ndërtesave është zhvilluar në përputhje me Metodologjinë Evropiane të Tipologjisë së Fondit të Ndërtesave për Vlerësimin e Efiçiencës së Energjisë (TABULA).
Objektivi i përgjithshëm i këtij dokumenti është të propozojë një grup treguesish të bashkërenduar të performancës energjetike, të cilët do t'u mundësojnë akterëve kryesor dhe palëve të interesit të sigurojnë një cilësi të lartë të renovimeve si dhe pajtueshmëri me rregulloret dhe standardet për EE.
Njëkohësisht të ndjekin dhe drejtojnë proceset e renovimit me një kosto optimale dhe të vlerësojnë kursimin e energjisë së arritur nga çdo investim në efiçiencën e energjisë, veçanërisht në sektorin e banimit.
Në vazhdën e aktiviteteve për fushën e efiçiencës së energjisë, publikohet dokumenti i “Tipologjisë dhe Performancës Energjetike të Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës” si dhe prezantimin e raportit të vlerësimit në kuadër të pilot projektit “Vlerësimi i sjelljes të konsumatorëve shtëpiak në lidhje me ndryshimin e mënyrës së sjelljes në konsumin e energjisë, (rajoni i Prishtinës)”.