Prezantohet gjendja e ujërave dhe licencimi i hidrocentraleve në Kosovë
Prishtinë, 24 qershor - Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) dhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) organizon tryezën e përbashkët “Ujërat, e drejtë e njeriut - mbikëqyrja dhe llogaridhënia”.
Tryeza mbahet me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, dhe ka për qëllim që Avokati i Popullit dhe Auditorja e Përgjithshme, së bashku me përfaqësues të institucioneve publike, të organizatave ndërkombëtare, të shoqërisë civile dhe të mediave, të diskutojnë për gjendjen, sfidat si dhe për veprimet e autoriteteve për mbrojtjen e ujërave në Kosovë.
Po ashtu në këtë tryezë do të prezantohen gjetjet e Institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me gjendjen e ujërave në Kosovë dhe raporti me rekomandime për hidrocentralet, si dhe gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm për raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit dhe monitorimit të Hidrocentraleve”.