Presidentja Jahjaga vizitoi Centralin e energjisë solare në Shamsi
Abu Dhabi, 16 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, vizitoi Centralin e energjisë solare në Shamsi.
Presidentja Jahjaga u informua për punën në Centralin e energjisë në Shamsi të Abu Dabit që konsiderohet një prej centraleve më të mëdha në botë të energjisë alternative me ka kapacitetin më të madh të prodhimit të energjisë në botë duke shfrytëzuar energjinë diellore.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po qëndron në vizitë zyrtare në EBA dhe mori pjesë në Samitin Botëror të Energjisë alternative, që mbahet në Abu Dhabi nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Sheik Muhammed bin Zayed al Nahyan.