23 Dhjetor 2024

Presidentja Jahjag në hapjen e Samitit Botëror të Energjisë

Abu Dhabi, 15 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit Botëror të Energjisë “World Future Energy Summit”, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën patronazhin e princit të Abu Dhabit, Shkëlqesisë së Tij, Sheikut Muhammad bin Zayed al Nahyan.

Presidentja Jahjaga në ceremoninë e hapjes së Samitit u shoqërua nga ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Dardan Gashi.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare të Samitit morën pjesë udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës, në mesin e të cilëve, Presidenti I Francës, Francois Hollande, Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner, Presidenti i Islandës Olafur Ragnar Grimsson, Mbretëresha e Jordanisë Rania Al Abdullah, kryeministri I Malit të Zi, Miloo Gjukanoviq dhe personalitete të tjera të larta botërore.

Gjatë punimeve të Samitit, Presidentja Jahjaga, zhvilloi takim miqësor me Presidentin e Francës, Francois Hollande.

Presidentja e Kosovës pati një takim të veçante me Mbretëreshën Rania Al Abdullah të Mbretërisë Hashimite të Jordanis, si dhe pati një takim me kryeministrin ne Republikës së Malit të Zi Milo Gjukanoviq.

Samiti Botëror që po zhvillohet në Abu Dhabi trajton çështjen e energjisë  dhe të ujit me qëllim të sigurimit të përparimit dhe mirëqenies njerëzore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)