28 Dhjetor 2024

Polonia kërkon parandalimin e ndërtimit te gazsjellësit North Stream 2

Varrshavë, 14 nëntor - Polonia i ka ushtruar presion BE-së për të parandaluar ndërtimin e gazsjellësit "North Stream 2" në Baltik, ku përfitimet do shërbejnë, sipas Varshavës, në financimin e fuqisë ushtarake ruse, deklaroi të enjten ministri i ardhshëm i Çështjeve Evropiane.

\"Kjo është absolutisht një çështje mjaft e rëndësishme, e cila i tejkalon të priturat në fushën e energjetikës, pasi tregtia e gazit në këtë pjesë të Evropës ka pasoja strategjike. Në këtë rast, fondet që do të rrjedhin në buxhetin rus do të shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në industrinë e mbrojtjes\", deklaroi Konrad Szymanski.

\"Ky nuk është rasti i një kontrate të thjeshtë në fushën e energjetikës\", këmbënguli ai.

Gjiganti rus i gazit, \"Gazprom\", njoftoi në fillim të muajit shtator një marrëveshje të aksionerëve me grupet gjermane \"BASF\" dhe \"E.ON\", atë francez \"Engie\", austriakun OMV dhe anglo-holandezin \"Shell\", për të punuar për projektin \"North Stream 2\", që synon të rrisë livrimet e gazit rus drejt Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)