27 Dhjetor 2024

Policia mbron miliarderët e KEDS-it, sulmon popullin

Prishtinë, 12 janar - Sot filloi protesta kundër rritjes së faturave tek KEDS-i. Protestës iu përgigjën shumë qytetarë të cilët qetësisht u vendososën para hyrjes së KEDS-it.
 
Protesta kaloi shumë qetë, gjersa KEDS-i filloi të dërgojë njerëz për ta provokuar masën e protestuesve, të cilët i dërgonte kinse për t’i paguar faturat e energjisë. Qytetarët që vërtetë ishin nisur për të bërë pagesa, sapo panë protestuesit, iu bashkuan atyre.
 
Protesta përfundoi me intervenimin brutal të Policisë, e cila rrëzonte cnjerëzisht protestuesit shkallëve të objektit të KEDS-it.
 
Për të satën herë, u dëshmua se Policia dhe Qeveria nuk i shërbejnë popullit, por interesave financiare të kapitalit të madh dhe oligarkisë. Policia është kundër popullit dhe po i mbron miliarderët e KEDS-it që po e vjedhin popullin.
 
Nga ndërhyrja brutale e Policisë, shumë nga protestuesit u lënduan dhe katër nga ne u arrestuan padrejtësisht dhe po mbahen në paraburgim. Të arrestuar janë: Eroll Gashi, Durim Jasharaj, Kushtrim Avdimetaj dhe Petrit Gora.
 
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të katër aktivistëve.
 
Klubi Politik i Studenteve kanë paralajmëruar edhe protestën e nesërme. \"Sic edhe e kemi thënë gjer më tani, protestat tona nuk do të ndalen dhe do të vazhdojmë gjer në realizimin e kërkesave tona kryesore\":
1.    Ulja e cmimit të energjisë elektrike.
2.    Vendosja e tarifës së lirë gjatë ditës.
3.    Transparenca për pronarin e KESCO-s.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)