23 Dhjetor 2024

Policia e detyron të paguajë me zor faturën e KEK-ut

Prishtinë, 21 shkurt - Skandalet me faturat e energjisë elektrike nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës po vazhdojnë ende të dalin në shesh e që për pasojë po pësojnë qytetarët e Kosovës.

Gabimet të cilat janë duke i bërë kohëve të fundit duket se kanë qenë edhe më herët, gabime këto të cilat qytetarëve të Kosovës po iu kushtojnë mjaft, madje edhe me tortura të ndryshme që po i bënë policia me urdhër të gjykatave të ngritura nga KEK-u.

Gjykata Komunale e Prishtinës ka dënuar Fejzullah Fejzullahun, qytetar i Komunës së Fushë Kosovës, me 350 euro si pasojë gjoja e keqpërdorimit të energjisë elektrike me vlerë 524 euro.

Mirëpo, në bazë të kontratave të pronës dhe faturave të energjisë elektrike, Fejzullahu është dënuar për këtë keqpërdorim pa qenë pronar i banesës ku dyshohet se është bërë keqpërdorimi i energjisë elektrike, shkruan Bota Sot.

I apostrofuari thotë se e ka paguar dënimin, sepse ishte prangosur nga policia dhe i kërcënuar me burg.

Por, Fejzullahu thotë se nuk është pronar i asaj banese që prej vitit 2005, e cila gjendet në qendër të Prishtinës dhe se e gjithë tollovia me atë njehsor elektrik është bërë nga pronarët e tjerë të ardhshëm dhe nuk është bërë fare nga ai.

/bota sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)