Personat që hedhin mbeturina do të gjobiten me 20 deri 100 euro
Prishtinë, 17 tetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.
Përmes këtij udhëzimi administrativ, të gjithë personat fizik që hedhin mbeturina jashtë kontenjereve apo djegin mbeturina do të gjobiten me gjobë prej 20 deri 100 euro.
Ceremonia e nënshkrimit të udhëzimit bëhet sot në kabinetin e Ministrit Matoshi.