Perparim Kabashi emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut
Prishtinë, 29 janar - Në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BPD) të Korporates Energjetike të Kosovës (KEK), të mbajtur sot në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish menaxhmenti i KEK-ut, bordi vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, njëherit ka udhëzuar menaxhmentin që të vijojë procedurat gjyqësore në mbrojtje të korporatës deri në vendimin përfundimtar të formës së prerë nga gjykata.
Në këtë vazhdë, BPD gjithashtu ka marre vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv Luigj Imeri.
Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.