Përmbytjet e rrezikiojn termocentralin në Serbi
Beograd, 19 maj - Pas përmbytjeve masive, më shumë se 35 viktima në vende të ndryshme të Ballkanit. 16 mijë njerëz janë evakuuar nga rajonet e prekura nga përmbytjet në Serbi gjatë tre ditëve të fundit .
Më shumë se 35 vetë në Serbi dhe Bosnjë- Hercegovinë kanë vdekur dhe mijëra të tjera janë zhvendosur nga përmbytjet më të rënda që kanë goditur Ballkanin prej më shumë se një shekulli. Përpjekjet ndërkombëtare për dërgimin e ndihmave tashmë kanë filluar.
Të dielën, në Beograd mbërritën avionë rusë për transportimin e mallrave, për të ndihmuar në operacionet e kërkim shpëtimit dhe shpërndarjen e ndihmave në Serbi, Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i të vdekurve do të rritet, ndërkohë që autoritetet po përballen me pasojat e reshjeve të mëdha të shiut në rajonin e Evropës Qendrore dhe Jugore. Punonjësit e emergjencës në Serbi janë duke u përgatitur për një \"valë\" përmbytjesh në një nga lumenjtë kryesorë të vendit.
Niveli i ujit në lumin Sava pritet të arrijë kulmin më vonë, duke kërcënuar termocentralin më të madh të vendit. Ajo vjen pas përmbytjet më masive të ndodhura në Ballkan për dekada, ku la më shumë se 35 të vdekur dhe dhjetra mijëra njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Në Bosnje-Hercegovinë, rrëshqitjet e tokës kanë përmbytur shtëpi dhe të banorët janë të shqetësuar nga minat e vendosura gjatë luftës në vitet 1990.
Përmbytjet gjithashtu mund të prekin edhe Kroacinë. Reshjet e ditëve të fundit ka shkaktuar që lumenjtë të dalin nga shtretërit e tyre dhe të përmbysin shumë shtëpi.
Alarme për përmbytje janë ende në vend në shumë fusha të Serbisë dhe Bosnjën e Veriut, sipas direktivave të BE-së për përmbytjet.
Dymbëdhjetë trupa u gjetën në qytetin serb të Obrenovac të dielën, tha kryeministri serb Aleksandar Vucic. Ndërkohë, të paktën 19 njerëz besohet se kanë vdekur në Bosnjë.
Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet në orët në vazhdim. Zyrtarët deklaruan se pamjet nga ajri tregonin thuajse një të tretën e Bosnjës, përfshirë shtëpi, rrugë dhe linja hekurudhore, të mbuluara me ujë, duke prekur rreth 1 milion njerëz.
Mijëra njerëz u vendosën nëpër shkolla dhe kazerma të ushtrisë, pasi u evakuuan nga shtëpitë e tyre në pjesët e vendit të goditura nga përmbytjet më të rënda në një shekull në këtë zonë.
Agjencia e lajmeve Associated Press tha se shumë tabela paralajmërimi të vëna në Bosnjën Veri-lindore pranë zonave të minuara, janë zhdukur nga përmbytjet.
Në Serbi, në qytetet e rrezikuara veçanërisht Sabac, Mitrovicë dhe Kostolac situata ishte nën kontroll, bënë të ditur forcat e ndërhyrjes.
Edhe termocentrali pjesërisht i përmbytur në qytetin Obrenovac, pranë Beogradit është në gjendje të sigurt. Në Bosnjë-Hercegovinën, ku u prekën nga përmbytjet 1,2 milionë banorë ose një e treta e të gjithë banorëve të vendit, forcat e ndërhyrjes dhanë sinjalin për çtensionimin e situatës.
Ka nisur përllogaritja e dëmeve, shumica e përgjithshme e dëmeve bëhet e ditur se do të hetohet deri të mërkurën, citohet ministri serb i Financave, Lazar Krstic. Sipas medieve lokale, dëmi i përllogaritur është rreth një miliardë euro vetëm në Serbi.