26 Dhjetor 2024

Përfundon remonti i T2 në NS 110/10 kV Prishtina 3

Prishtinë, 9 korrik - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregu - KOSTT ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve në kuadër të remontit vjetor të transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3, nesër nga ora 10:00 do të bëhet rikyçja në punë e transformatorit në fjalë.

Një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutash gjatë procesit të rikyçjes në punë të transformatorit. (parashikohet 7 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)