24 Dhjetor 2024

Perfundon me sukses projekti i perbashket permiresimit mjedisor

Prishtine, 4 nëntor - Bechtel Enka Projekti i Autostrades se Kosoves dhe KEK, shpallin te perfunduar projektin e perbashket te mbulimit te mbi 30 hektareve te deponise se hirit te Termocetralit Kosova A ne zonen e Obiliqit. 

Si pjese e fushates “Ndertojme Korridorin e Gjelber” Bechtel Enka ofroi mjetet per germimin e materialit qe do te perdorej per mbulimin e hirit, shtrimin dhe sistemimin ne hapsirat e kesaj deponie. Mbi 470,00m3 material eshte depozituar ne kete zone gjate nje periudhe gjysem shekullore duke e kthyer ate ne nje koder te gjelber te integruar me fushat perreth deponise.
 

Per 5 muaj me rradhe gjate kohes kur ndertimi i Autostrades ishte ne momentet kulminant te tij Bechtel Enka vuri ne dispozicion te kesaj deponie 40 kamion te rende te cilet ne nje hapsire prej 10 oresh pune depozitonin rreth 120 mbushje.

Ky aksion i perbashket ishte i suksesshem fale bashkepunimit te KEK, qeverisjes qendrore dhe lokale, Bankes Boterore dhe ekipit te Bechtel Enka.
 
Si një nga zonat problematike për cilësinë e ajrit dhe ndotjen e ambientit, puna e përbashkët e këtyre institucioneve ne këto muaj ka dhëne rezultatet e suksesshme tashme te dukshme për te gjithë. .
 

Ne kuadër te Projektit te Pastrimit dhe Rikuperimit te tokave, i bashke financuar nga Banka Botërore, KEK-u dhe Mbretëria Holandeze, KEK angazhohet qe ne vazhdim te realizoje projektin e nisur për mbulimin e plote te deponisë  ne fjalë. Nga 25 gusht 2013, me finalizimin e transportit hidraulik nga TCA, pas 50 vitesh,  është ndërprere përfundimisht hedhja e hirit te freskët ne ketë deponi. Si hap përfundimtar për rikultivimin e deponisë ne fjale mbetet mbulimi edhe te një hapësire prej rreth 90 hektarësh qe pritet te realizohet gjate vitit 2014.
 

Si rezultat përfundimtar, nga një kodër e hirit e cila për 50 vite ishte burim i ndotjes se vazhdueshme e cila afekton një zone te gjere nga Obiliqi deri ne Prishtine,  tashme një pjesë e konsiderueshme e saj është një zone e gjelbër fale punës dhe bashke investimit ne fjale,  ku bashkëpunimi Projektit te Autostradës me KEK-un ka dhëne një kontribut shume te çmueshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)