Përendimi kërcenon OPEC për shtimin e ofertës se energjisë
Vjenë, 15 mars - Çmimi për fuçi i naftës së papërpunuar arriti në 127 dollarë, ndërsa Perëndimi kërkoi nga vendet e tjera prodhuese të naftës që të shtojnë ofertën e energjisë.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) këtë kërkesë e priti në mënyrë pozitive.
Forumi Ndërkombëtar i Energjisë në Kuvajt mundësoi takimin ndërmjet prodhuesve dhe konsumatorëve të naftës.
Embargoja e naftës, që Perëndimi po zbaton kundër Iranit, vendi i dytë në botë nga aspekti i rezervave të naftës, ka përmbysur çmimet nëpër tregje.
Pjesëmarrësit në Forumin Ndërkombëtar të Energjisë vendosën mbi tavolinën e bisedimeve rrugët, që mund të ndiqen për të marrë nën kontroll çmimet në rritje të naftës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti kërkuan nga Arabia Saudite, e cila aktualisht ka në dorë kryesinë e OPEC-ut dhe njihet si një aleate e fortë e Uashingtonit, që të shtojë prodhimin.
Gjatë fjalimit të tij në forumin e organizuar në Kuvajt, Ministri i Arabisë Saudite për Naftën deklaroi se vendi i tij, si eksportuesi më i madh i naftës në botë, është gati t\'u përgjigjet kërkesave për rritjen e ofertës.
Mirëpo analistët paralajmërojnë se Arabia Saudite, duke shtuar prodhimin për të plotësuar kërkesat e tregjeve për naftë, mund të shkaktojë një rritje akoma më të madhe të çmimeve të arit të zi.