25 Dhjetor 2024

Përdorimi i linjitit, bazë për zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 3 qershor - Burimet natyrore mund të jenë një mallkim apo një bekim për zhvillimin e një vendi.

Qeveritë kanë rol të madh në përcaktimin se cilën nga këto rrugë duhet zgjedhur për vendin e tyre. Kosova ka nevojë për një vizion afatgjatë dhe strategji për zhvillimin ekonomik, dhe si një pjesë e strategjisë duhet të jetë përdorimi i këtyre burimeve u konkludua kështu në konferencën: Shfrytëzimi i linjitit, si bazë për Investimet e Huaja Direkte.

Sot në Prishtinë, në një tryezë të rrumbullakët, të organizuar nga Qendra Rajonale e Ambientit - REC dhe Kompania Baker Tilly Kosova, në prani të Përfaqësuesëve të EBRD, Bankës Botërore, Ambasadave të huaja, FMN-së, Zyrës ndërlidhëse të BE-së, shoqërisë civile, dhe akterëve të tjerë, u diskutua mbi nevojën për përdorim të qëndrueshëm të linjitit si bazë për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike.

Jan Peter Olters, Përfaqësues i Përhershëm i Bankës Botërore, në hapje tha se burimet natyrore mund të jenë një mallkim, ose një bekim për një vend dhe se ka shembuj të bollshëm për të dy rastet. I takon qeverisë për të krijuar kushtet për politikat e duhura të cilat do t’i konvertonin këto burime në bekim.

Z. Olters gjithashtu theksoi se Qeveria e Kosovës duhet duhet të shfrytëzoj këtë potencial për të tërhequr investitorë të rinj në vend, për të përmirësuar balancin tregtar duke rritur eksportin, dhe ajo që është më e rëndësishmja të shfrytëzoj këtë rast për zhvillim të vendit dhe zbutje të papunësisë.

Ai konsideroi se mineralet e energjisë janë potencial i pashfrytëzuar i vendit dhe meqë ligji lejon shfrytëzimin e opcionit të propozimeve të pa ftuara, gjithmonë duke praktikuar kontrolle dhe kushte adekuate të shfrytëzimit të linjitit, atëher ky potencial konsiderohet si i mjaftueshëm për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit.

Në anën tjetër, Luan Shllaku, ekspert i mjedisit, vuri në dukje se edhe me përdorimin e teknologjive të reja, ka rreziqe mjedisore nga përdorimi i linjitit, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të shfrytëzojmë me kujdes potencialin që kemi, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik të vendit pa përjashtuar investimet e brendshme.

Përvoja ndërkombëtare ekziston si shkak i praktikave më të mira për të ekuilibruar pasojat e mjedisit; megjithatë, lokacioni ka rëndësi kyçe në ndikimin e përgjithshëm.

“Ne duhet të shohim në tërësi dhe të marrim në konsideratë treguesit makro-ekonomik: burimet ujore, agro-biznesin, demografinë, dhe punësimin” shtoi ai.

Robert Muharremi, ekspert në PPP nga Deloitte Company, shpjegoi kuadrin e Partneritetit Publik Privat sipas të cilit investitorët komercialë do të lejohen të investojnë në linjit. Në përgjithësi u theksua se ky proces duhet të jetë me transparencën më të lartë të llogaridhënies.

Procesi është ende i paqartë dhe Qeveria e Kosovës duhet të miratojë procedurat administrative për zbatimin e këtyre projekteve theksoi ndër të tjerash z. Muharremi. Procesi PPP, u gjet si i mangët nga të pranishmit sa i përket mungesës së procedurave të qarta për zhvillimin e këtyre projekteve, dhe si rezultat vazhdon të mbajë peng investitorët e mundshëm.

Matthias Kiessler i Ambasadës Gjermane në Prishtinë ka deklaruar se është përgjegjësi e qeverisë që të sigurojë politika të nevojshme për shfrytëzimin e linjitit si udhëzues për zhvillimin ekonomik.

Ai u ankua për mungesën e zyrtarëve të qeverisë në një takim të tillë të dobishëm dhe i bëri thirrje sektorit privat t’i jep zë planeve dhe propozimeve të tyre.

Shef i Zyrës së FMN-së në Prishtinë, Jose Sulemane dhe kreu i EBRD, Anton Kobakov, u pajtuan se Kosova deri më sot nuk ka një strategji të zhvillimit ekonomik, që është një dokument i rëndësishëm i cili duhet të parashikojë përdorimin e burimeve natyrore.

Ata gjithashtu shtuan se Kosova tani më është vonë për të adresuar potencialin e pasurisë së mineraleve, dhe se zhvillimi ekonomik dhe punësimi nuk do të ndodhin pa vënë në vend një strategji të mirëfillt të zhvillimit ekonomik.

Nga sektori privat, Emmanuel Mitsou, drejtor i fabrikës së prodhimit të çimentos Sharrcem, tha se prodhimi në Kosovë asnjëherë nuk do të jetë i qëndrueshëm përderisa kompanitë prodhuese nuk kanë kosto konkurruese të karburanteve, siç është gjendja e sotme, me faktin se Kosova nuk ka çasje në det.

Ai theksoi se si një investitor, Group është e gatshme për të investuar më tej në prodhimin e lëndëve djegëse që kanë për burim linjitin, mirëpo projekti qëndron i pambikëqyrur nga qeveria që prej vitit të kaluar.

Akterët të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë që kanë qenë pjesë e diskutimit, konstatuan se ky është momenti i fundit që Kosova të arrijë deri te zhvillimi ekonomik, dhe fokusi kryesor duhet të jetë në përdorimin e linjitit. Pavarësisht ftesave të dërguara, përfaqësues të qeverisë nuk ishin të pranishëm në diskutim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)